Monday, July 7, 2008

Skuadra e klubit "Futboll Star"

Ky libër është libër shumë i mirë. është shkruar nga një shkrimtar i njohur shqiptar Vangjel Moçka. Në këtë libër bëhet fjalë për skuadrën e klubit "Futboll Star" dhe lejtarin e tyre rezervë Variusin, i cili ishte më i vogli në skuadër. I gjith tregimi fillon kur Gerti formon skuadrën e klubit "Futboll Star". Aty regjistrohet edhe Variusi. Ky është një fillim i mirë por fundi aspak sepse Variusi vdes. Kjo është e veçanta e këtij libri sepse në çdo libër tjetër fundi është i lumtur por në librin që e kam lexuar fundi është shumë i keq. Lexojeni sepse është shumë libër i mirë.

Tuesday, July 1, 2008

Tregtari më i madh në botë (Libri i parë)

Këtë libër që e lexova ishte jashtëzakonisht i mirë. Ky libër flet për ngritjen shpirtërore për tregti e për çdo punë tjetër. Do ta ceki një fjali që më ka pëlqyer shumë e ajo është: Mossuksesi asnjëherë nuk do të më tejkalojë, derisa vendosmëria ime për sukses është mjaft e fuqishme! ju këshilloj t'a lexoni sepse është një libër i shkurtër por me domethënie të madhe.

Sunday, June 29, 2008

Shtatë ligjet shpirtërore për prindër

Ky libër është shumë i mirë. është shkruar nga një hindus që quhet "Deepak Chopra". Në këtë libër flitet për fëmijët se si duhet t'i mësojmë që të meditojnë. Fjalët shtatë ligjet kanë kuptim si për çdo ditë të javës nga një ligj. Në këtë libër ka disa fjali që ne muslimanët nuk duhet që t'i ndjekim por në përgjithësi libri është shumë i mirë.

Monday, June 23, 2008

Aventurat e Nils Holgersonit

Ky libër është shumë i mirë. Këtu flitet për një njeri i cili ishte shëndrruar në një gishto.
Ai bën një udhëtim shumë të mirë me patokun e tij Martin, duke udhëtuar me patat e egra.
Ai kaloi shumë aventura derisa erdhi prapë në shtëpinë e tij ku magjia, që i kishin u
prish dhe u kthye në një njeri. Pasi u kthye në njeri, ai jetoi i lumtur më pas me patokun e
tij Martin dhe me patën pendëbutë.

Thursday, March 27, 2008

Babai i pasur, babai i varfër pj. nr. 1


Ky libër është një libër shumë i mirë. Më ka pëlqyer shumë kur e kam lexuar dhe shpresoj se nëse e lexoni t’a pëlqeni ashtu si edhe unë. Në këtë libër flitet se si të edukon babai i pasur e si ai i varfër. Poashtu ky libër të mëson se si të pasurohesh. Mua më ka dhënë një vullnet shumë të madh, ky libër, poashtu edhe babait tim, i cili ai tani po shikon se si të bëhet i pasur. Në këtë libër do të keni shumë fjalë të panjohura, prandaj po u them të konsultoheni edhe me prindër, kur t’a lexoni. Shpresoj se do të ju pëlqej.

Sunday, March 16, 2008

Mendo dhe pasurohu


Ky libër më ka pëlqyer shumë. Është një libër psikologjik dhe u rekomandoj që t’a lexoni, pasi do të fitoni shumë dituri nga ky libër shumë i mirë. Në këtë libër bëhet fjalë se si të fitohet paraja. Ky libër jep edhe shumë shembuj të njerëzve, të cilët janë bërë të pasur. Unë mendoj që dëshira e zjarrtë është mënyra më e mirë për të fituar para. Lexojeni dhe do të bindeni për këtë.




Wednesday, February 13, 2008

Mesnatë në Hënë

Ky libër është një libër shumë i mirë. Në këtë libër bëhet fjalë për dy fëmijë që ishin motër e vëlla. Këta kanë gjetur një shtëpi që I përkiste Zanës Morganë, por ajo ishte me magji dhe magjia duhej të prishej. Për t’u prishur magjia duheshin katër sende. Dy fëmijët tre I gjejnë por kur shkojnë në hënë për të gjetur sendin e katërt I pret një aventurë e rrezikshme. Ata e gjejnë dhe e prishin magjinë që nuk e linte Zanën Morganë të dilte nga burgu I magjisë. Lexojeni këtë libër sepse do të kënaqeni shumë.