Thursday, March 27, 2008

Babai i pasur, babai i varfër pj. nr. 1


Ky libër është një libër shumë i mirë. Më ka pëlqyer shumë kur e kam lexuar dhe shpresoj se nëse e lexoni t’a pëlqeni ashtu si edhe unë. Në këtë libër flitet se si të edukon babai i pasur e si ai i varfër. Poashtu ky libër të mëson se si të pasurohesh. Mua më ka dhënë një vullnet shumë të madh, ky libër, poashtu edhe babait tim, i cili ai tani po shikon se si të bëhet i pasur. Në këtë libër do të keni shumë fjalë të panjohura, prandaj po u them të konsultoheni edhe me prindër, kur t’a lexoni. Shpresoj se do të ju pëlqej.

Sunday, March 16, 2008

Mendo dhe pasurohu


Ky libër më ka pëlqyer shumë. Është një libër psikologjik dhe u rekomandoj që t’a lexoni, pasi do të fitoni shumë dituri nga ky libër shumë i mirë. Në këtë libër bëhet fjalë se si të fitohet paraja. Ky libër jep edhe shumë shembuj të njerëzve, të cilët janë bërë të pasur. Unë mendoj që dëshira e zjarrtë është mënyra më e mirë për të fituar para. Lexojeni dhe do të bindeni për këtë.