Tuesday, July 8, 2008

Oliver Tuist

Ky libër që është i shkruar nga Charls Dickens është libër fantastik. Këtu shkruan se si Oliver Tuist kaloi shumë vështirësi derisa mësoi për pasurinë, që e kishte trashëguar nga i ati. Pasi lindi shkoi në një strehë vorfnore ku e trajtonin keq. Atë e shitën te një arkivolbërës për të bërë arkivola. Pasi e trajtonin keq Oliver Tuisti u largua dhe shkoi në Londër. Këtu e priti një aventurë, pasi u shoqërua me bandën e Fexhinit. Ata e detyruan që të vjedhte xhepa njerëzish, që kalonin nëpër rrugë. Pastaj e morën nën kujdesje z. Branlou dhe znj. Mejli. Ata e ndihmuan që ta merrte trashëgiminë nga i ati. Poashtu ata e zunë Manksin, Sajksin dhe Fexhinin, që të mos kishte më rrezik Oliveri. Lexojeni librin pasi që do të fitoni dituri të thellë mbi varfërinë e skajshme.

No comments: