Wednesday, February 13, 2008

Mesnatë në Hënë

Ky libër është një libër shumë i mirë. Në këtë libër bëhet fjalë për dy fëmijë që ishin motër e vëlla. Këta kanë gjetur një shtëpi që I përkiste Zanës Morganë, por ajo ishte me magji dhe magjia duhej të prishej. Për t’u prishur magjia duheshin katër sende. Dy fëmijët tre I gjejnë por kur shkojnë në hënë për të gjetur sendin e katërt I pret një aventurë e rrezikshme. Ata e gjejnë dhe e prishin magjinë që nuk e linte Zanën Morganë të dilte nga burgu I magjisë. Lexojeni këtë libër sepse do të kënaqeni shumë.