Sunday, August 24, 2008

Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit nr. 5

Ky libër është shkruar nga J. K. Roëling. është një libër me shumë aventura. Personazhi kryesor Harry Potter i ndodhin shumë gjëra të reja në këtë vit shkollor në shkollën e magjisë dhe shtrigërisë Hoguorts. Ai thotë se Lordi Voldemort është kthyer, por has në mohimin e ministrisë së magjisë. Ai sheh ëndrra të çuditshme. Në fund sheh ëndërr Siriusin që po e torturonte Lordi Voldemort. Por kishte gabuar Lordi Voldemort kishte mashtruar Harrin. Në fund ai shkon për ta ndihmuar por sheh se e kishin mashtruar. Sapo bëhej gati të ndeshej vjen drejtori i shkollës së Hoguortsit profesor Urtimori. ai e shpëton Harry nga vdekja e sigurt.

Saturday, July 19, 2008

Kushtrimi i të parëve

Ky libër është shkruar nga shkrimtari Xhek London. është një libër ku flitet për qenin që quhej Bak. Ai bënte punë të rënda duke tërhequr slitën, por kurrë nuk dorëzohej. Baku u bë shumë i fortë dhe mundi prijësin e qenve që e ngrinin slitën. Pasi e mundi u bë prijësi i qenëve të slitës. Por pastaj i ndërrohen pronarët. Në fund pronari i tij i fundit vdiq dhe ai u bashkua me ujqit. Lexojeni librin dhe do t'a shihni përfundimin e këtij libri se sa i mirë është.

Thursday, July 17, 2008

Ky libër që kam lexuar është shkruar nga Lyman Frank Baum. Në këtë libër bëhet fjalë për Dorotian dhe tre miqtë e saj të mirë. Miqtë quheshin Dordolec, Luan dhe njeriu prej teneqeje. Të gjithë ata shkuan te magjistari i Ozit që ai të i ndihmonte. Dorotinë t'a kthente në shtëpinë, Dordolecit t'i jepte tru dhe njeriut prej teneqeje t'i jepte zemër. Ata shkojnë e mbysin edhe magjistaren e keqe të perëndimit dhe iu plotësohen të gjitha dëshirat e tyre. është libër shumë dhe shpresoj që t'a lexoni.

Tuesday, July 15, 2008

Tre Musketerët

Librim që e kam lexuar është shkruar nga shkrimtari Aleksandër Dyma. është një libër shumë i mirë dhe më ka pëlqyer shumë. Personazhi më i pëlqyer ishte d'Artanjani. Ai shkoi në regjiment për tu bërë musketerë. Aty e gjetën shumë të papritura. Luftoi shumë bashkë me shokët e tij Atosin, Portosin dhe Aramisin. U bënë miq të mirë dhe luftuan kundër së keqes që ju kanosej mbretëreshës. Në fund të librit do të shihni se si u d'Artanjanin e bënë musketer. Lexojeni dhe do të bindeni.

Meri Popins

Ky libër që është shkruar nga shkrimtarja Pamela Lyndon Travers është shumë i mirë. Në këtë libër bëhet fjalë për Meri Popinsin, e cila është dadoja e katër fëmijëve të znj. Benks. Ata e duan shumë Meri Popinsin sepse nuk është shumë e zakonshme si njerëzit e tjerë. Ajo di të flasë me të gjitha kafshët dhe me bebet. Ata kënaqen shumë gjatë asaj kohe kur është Meri Popinsi edhepse ajo është e rreptë. Kapitulli që më ka pëlqyer më shumë ishte "Historia e Xhonit dhe Barbrës". Lexojeni dhe do të kënaqeni duke lexuar

Friday, July 11, 2008

Don Kishoti i Mançës

Ky libër që kam lexuar ka qenë një libër shumë i mirë. Falenderoj shkrimtarin Odhise Grillo që e ka ritreguar për fëmijë këtë libër. Në këtë libër bëhet fjalë për Don Kishotin, i cili kishte lexuar shumë libra kalorësie. Ai besoi se këto libra janë të vërteta dhe u bë kalorës. Ai prishte çdo gjë duke kujtuar se po bënte mirë. Pastaj ai mori një shoqërues që quhej Sanço Panço. Bashkë me këtë shoqëruesin e vet bënë shumë marrëzira duke kujtuar se po bënin mirë. Në fund të tregimit të afërmit e tyre i bën një dredhi dhe e kthyen në shtëpinë e tyre. Dua të shtoj se ky libër që kam lexuar nuk është origjinali por një libër i ritreguan nga një shkrimtar shqiptar.

Wednesday, July 9, 2008

Ky libër është një libër shumë i mirë. Deri më tani mendoj se është libri më i mirë që kam lexuar. Në këtë libër bëhet fjalë për vogëlushin David KOperfild, të cilit i martohet mamaja. Njerku i tij dhe motra e njerkut silleshin shumë keq me vogëlushin. Atë e çuan në një shkollë ku mësuesi e rrihte shpesh. Nga ajo shkoll iku kur mori vesh se i kishte vdekur mamaja. Atë e çuan që të punonin, por vogëlushi ia mbathi dhe shkoi te tezja. Afër tezes vogëlushi u dashurua me një vajzë që quhej Dora. Pas një kohe ata u martuan. Por ndodhi diçka e tmerrshme, Dora vdiq. Pastaj vogëlushi Koperfild mori për grua shoqen e vet të ngushtë Anjezen. Këtu përfundon tregimi. Mendoj se do t'a pëlqeni shumë nëse e lexoni.

Tuesday, July 8, 2008

Oliver Tuist

Ky libër që është i shkruar nga Charls Dickens është libër fantastik. Këtu shkruan se si Oliver Tuist kaloi shumë vështirësi derisa mësoi për pasurinë, që e kishte trashëguar nga i ati. Pasi lindi shkoi në një strehë vorfnore ku e trajtonin keq. Atë e shitën te një arkivolbërës për të bërë arkivola. Pasi e trajtonin keq Oliver Tuisti u largua dhe shkoi në Londër. Këtu e priti një aventurë, pasi u shoqërua me bandën e Fexhinit. Ata e detyruan që të vjedhte xhepa njerëzish, që kalonin nëpër rrugë. Pastaj e morën nën kujdesje z. Branlou dhe znj. Mejli. Ata e ndihmuan që ta merrte trashëgiminë nga i ati. Poashtu ata e zunë Manksin, Sajksin dhe Fexhinin, që të mos kishte më rrezik Oliveri. Lexojeni librin pasi që do të fitoni dituri të thellë mbi varfërinë e skajshme.

Monday, July 7, 2008

Skuadra e klubit "Futboll Star"

Ky libër është libër shumë i mirë. është shkruar nga një shkrimtar i njohur shqiptar Vangjel Moçka. Në këtë libër bëhet fjalë për skuadrën e klubit "Futboll Star" dhe lejtarin e tyre rezervë Variusin, i cili ishte më i vogli në skuadër. I gjith tregimi fillon kur Gerti formon skuadrën e klubit "Futboll Star". Aty regjistrohet edhe Variusi. Ky është një fillim i mirë por fundi aspak sepse Variusi vdes. Kjo është e veçanta e këtij libri sepse në çdo libër tjetër fundi është i lumtur por në librin që e kam lexuar fundi është shumë i keq. Lexojeni sepse është shumë libër i mirë.

Tuesday, July 1, 2008

Tregtari më i madh në botë (Libri i parë)

Këtë libër që e lexova ishte jashtëzakonisht i mirë. Ky libër flet për ngritjen shpirtërore për tregti e për çdo punë tjetër. Do ta ceki një fjali që më ka pëlqyer shumë e ajo është: Mossuksesi asnjëherë nuk do të më tejkalojë, derisa vendosmëria ime për sukses është mjaft e fuqishme! ju këshilloj t'a lexoni sepse është një libër i shkurtër por me domethënie të madhe.

Sunday, June 29, 2008

Shtatë ligjet shpirtërore për prindër

Ky libër është shumë i mirë. është shkruar nga një hindus që quhet "Deepak Chopra". Në këtë libër flitet për fëmijët se si duhet t'i mësojmë që të meditojnë. Fjalët shtatë ligjet kanë kuptim si për çdo ditë të javës nga një ligj. Në këtë libër ka disa fjali që ne muslimanët nuk duhet që t'i ndjekim por në përgjithësi libri është shumë i mirë.

Monday, June 23, 2008

Aventurat e Nils Holgersonit

Ky libër është shumë i mirë. Këtu flitet për një njeri i cili ishte shëndrruar në një gishto.
Ai bën një udhëtim shumë të mirë me patokun e tij Martin, duke udhëtuar me patat e egra.
Ai kaloi shumë aventura derisa erdhi prapë në shtëpinë e tij ku magjia, që i kishin u
prish dhe u kthye në një njeri. Pasi u kthye në njeri, ai jetoi i lumtur më pas me patokun e
tij Martin dhe me patën pendëbutë.

Thursday, March 27, 2008

Babai i pasur, babai i varfër pj. nr. 1


Ky libër është një libër shumë i mirë. Më ka pëlqyer shumë kur e kam lexuar dhe shpresoj se nëse e lexoni t’a pëlqeni ashtu si edhe unë. Në këtë libër flitet se si të edukon babai i pasur e si ai i varfër. Poashtu ky libër të mëson se si të pasurohesh. Mua më ka dhënë një vullnet shumë të madh, ky libër, poashtu edhe babait tim, i cili ai tani po shikon se si të bëhet i pasur. Në këtë libër do të keni shumë fjalë të panjohura, prandaj po u them të konsultoheni edhe me prindër, kur t’a lexoni. Shpresoj se do të ju pëlqej.

Sunday, March 16, 2008

Mendo dhe pasurohu


Ky libër më ka pëlqyer shumë. Është një libër psikologjik dhe u rekomandoj që t’a lexoni, pasi do të fitoni shumë dituri nga ky libër shumë i mirë. Në këtë libër bëhet fjalë se si të fitohet paraja. Ky libër jep edhe shumë shembuj të njerëzve, të cilët janë bërë të pasur. Unë mendoj që dëshira e zjarrtë është mënyra më e mirë për të fituar para. Lexojeni dhe do të bindeni për këtë.




Wednesday, February 13, 2008

Mesnatë në Hënë

Ky libër është një libër shumë i mirë. Në këtë libër bëhet fjalë për dy fëmijë që ishin motër e vëlla. Këta kanë gjetur një shtëpi që I përkiste Zanës Morganë, por ajo ishte me magji dhe magjia duhej të prishej. Për t’u prishur magjia duheshin katër sende. Dy fëmijët tre I gjejnë por kur shkojnë në hënë për të gjetur sendin e katërt I pret një aventurë e rrezikshme. Ata e gjejnë dhe e prishin magjinë që nuk e linte Zanën Morganë të dilte nga burgu I magjisë. Lexojeni këtë libër sepse do të kënaqeni shumë.

Thursday, January 24, 2008

Ishulli i thesarit

Në këtë roman flitet për disa njerëz që u ngritën kundër kapitenit të anijes dhe u bënë piratë. Shkrimtari i përshkruan shumë mirë jetën e njerëzve që i mbetën besnik kapitenit të anijes Smollet, i cili ishte një njeri shumë i mirë. Në ishullin e thesarit shkojnë që të gjejnë thesarin që e kishte fshehur pirati më i egër i të gjitha kohrave kapiten Flinti. Lexone këtë libër sepse do të ju pëlqej shumë.

Wednesday, January 23, 2008

Fadeta e vogël

Fadeta e vogël është një libër shumë i mirë, i shkruar nga shkrimtari i mirënjohur Zhorzh Sand. Në këtë libër bëhet fjalë për një vajzë të vogël, e cila gjyshen e kishte magjistare. Kjo vajzë nuk ishte shumë e bukur dhe nuk e donte asnjë djalë. Por fatmirësisht një djalë nga një familje çmuar në fshat Fadeta e vogël i duket e bukur. Këta martohen dhe kishin një jetë shumë të lumtur.

Monday, January 21, 2008

Harry Potter

Volumi i dyte ben fjale per personazhin Harry Potter, i cili degjon dhomen e te fshehtave te cilen mund ta hap vetem trashegimtari i Gjarpeblertit. Liber shume interesant dhe me mjaft intriga.

Harry Potter

Libri i J.K.Rowling i titulluar "Harry Potter" ndahet ne 7 volume.
Volumi i pare ben fjale per Harry Potterin i cili iu bashkangjit shkolles se magjise per here te pare. E tere fabula e vepres perqendrohet mbi gurin filozofal qe mundeson pavdekshmerine.