Sunday, August 24, 2008

Harry Potter dhe Urdhri i Feniksit nr. 5

Ky libër është shkruar nga J. K. Roëling. është një libër me shumë aventura. Personazhi kryesor Harry Potter i ndodhin shumë gjëra të reja në këtë vit shkollor në shkollën e magjisë dhe shtrigërisë Hoguorts. Ai thotë se Lordi Voldemort është kthyer, por has në mohimin e ministrisë së magjisë. Ai sheh ëndrra të çuditshme. Në fund sheh ëndërr Siriusin që po e torturonte Lordi Voldemort. Por kishte gabuar Lordi Voldemort kishte mashtruar Harrin. Në fund ai shkon për ta ndihmuar por sheh se e kishin mashtruar. Sapo bëhej gati të ndeshej vjen drejtori i shkollës së Hoguortsit profesor Urtimori. ai e shpëton Harry nga vdekja e sigurt.

Saturday, July 19, 2008

Kushtrimi i të parëve

Ky libër është shkruar nga shkrimtari Xhek London. është një libër ku flitet për qenin që quhej Bak. Ai bënte punë të rënda duke tërhequr slitën, por kurrë nuk dorëzohej. Baku u bë shumë i fortë dhe mundi prijësin e qenve që e ngrinin slitën. Pasi e mundi u bë prijësi i qenëve të slitës. Por pastaj i ndërrohen pronarët. Në fund pronari i tij i fundit vdiq dhe ai u bashkua me ujqit. Lexojeni librin dhe do t'a shihni përfundimin e këtij libri se sa i mirë është.

Thursday, July 17, 2008

Ky libër që kam lexuar është shkruar nga Lyman Frank Baum. Në këtë libër bëhet fjalë për Dorotian dhe tre miqtë e saj të mirë. Miqtë quheshin Dordolec, Luan dhe njeriu prej teneqeje. Të gjithë ata shkuan te magjistari i Ozit që ai të i ndihmonte. Dorotinë t'a kthente në shtëpinë, Dordolecit t'i jepte tru dhe njeriut prej teneqeje t'i jepte zemër. Ata shkojnë e mbysin edhe magjistaren e keqe të perëndimit dhe iu plotësohen të gjitha dëshirat e tyre. është libër shumë dhe shpresoj që t'a lexoni.

Tuesday, July 15, 2008

Tre Musketerët

Librim që e kam lexuar është shkruar nga shkrimtari Aleksandër Dyma. është një libër shumë i mirë dhe më ka pëlqyer shumë. Personazhi më i pëlqyer ishte d'Artanjani. Ai shkoi në regjiment për tu bërë musketerë. Aty e gjetën shumë të papritura. Luftoi shumë bashkë me shokët e tij Atosin, Portosin dhe Aramisin. U bënë miq të mirë dhe luftuan kundër së keqes që ju kanosej mbretëreshës. Në fund të librit do të shihni se si u d'Artanjanin e bënë musketer. Lexojeni dhe do të bindeni.

Meri Popins

Ky libër që është shkruar nga shkrimtarja Pamela Lyndon Travers është shumë i mirë. Në këtë libër bëhet fjalë për Meri Popinsin, e cila është dadoja e katër fëmijëve të znj. Benks. Ata e duan shumë Meri Popinsin sepse nuk është shumë e zakonshme si njerëzit e tjerë. Ajo di të flasë me të gjitha kafshët dhe me bebet. Ata kënaqen shumë gjatë asaj kohe kur është Meri Popinsi edhepse ajo është e rreptë. Kapitulli që më ka pëlqyer më shumë ishte "Historia e Xhonit dhe Barbrës". Lexojeni dhe do të kënaqeni duke lexuar

Friday, July 11, 2008

Don Kishoti i Mançës

Ky libër që kam lexuar ka qenë një libër shumë i mirë. Falenderoj shkrimtarin Odhise Grillo që e ka ritreguar për fëmijë këtë libër. Në këtë libër bëhet fjalë për Don Kishotin, i cili kishte lexuar shumë libra kalorësie. Ai besoi se këto libra janë të vërteta dhe u bë kalorës. Ai prishte çdo gjë duke kujtuar se po bënte mirë. Pastaj ai mori një shoqërues që quhej Sanço Panço. Bashkë me këtë shoqëruesin e vet bënë shumë marrëzira duke kujtuar se po bënin mirë. Në fund të tregimit të afërmit e tyre i bën një dredhi dhe e kthyen në shtëpinë e tyre. Dua të shtoj se ky libër që kam lexuar nuk është origjinali por një libër i ritreguan nga një shkrimtar shqiptar.

Wednesday, July 9, 2008

Ky libër është një libër shumë i mirë. Deri më tani mendoj se është libri më i mirë që kam lexuar. Në këtë libër bëhet fjalë për vogëlushin David KOperfild, të cilit i martohet mamaja. Njerku i tij dhe motra e njerkut silleshin shumë keq me vogëlushin. Atë e çuan në një shkollë ku mësuesi e rrihte shpesh. Nga ajo shkoll iku kur mori vesh se i kishte vdekur mamaja. Atë e çuan që të punonin, por vogëlushi ia mbathi dhe shkoi te tezja. Afër tezes vogëlushi u dashurua me një vajzë që quhej Dora. Pas një kohe ata u martuan. Por ndodhi diçka e tmerrshme, Dora vdiq. Pastaj vogëlushi Koperfild mori për grua shoqen e vet të ngushtë Anjezen. Këtu përfundon tregimi. Mendoj se do t'a pëlqeni shumë nëse e lexoni.